AGJENDA

Koncertet e radhës…

Koncert me 17.02.2024 në BülachKoncert kushtuar 16 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës.

Manifestimi mbahët më datë 17 Shkurt 2024 duke filluar nga ora 19:00 në 

Ref. Kirchgemeindesaal Bülach, Grampenweg 5, 8180 Bülach.

Ju mirëpresim!🇽🇰

Ansambli «VATRA» është bashkorganizator i koncertit të datës 13 prill 2024 në Kriens (Luzern) të Zvicrës i cili mbahet në përkrahje të vendosjes së shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Horën e Arbëreshëvet në Sicili.

Adresa: Pilatussaal, Stadtplatz 1, 6010 Kriens duke filluar nga ora 19:00

Ejani edhe ju në këtë koncert madhështor dhe bëhuni pjesë e këtij misioni fisnik.

Ju mirëpresim!🇦🇱🇽🇰

Për herë të parë në historinë 50-vjeçare të realizimit të këtij eventi merr pjesë një shoqëri kulturo-artistike shqiptare.

Pas paraqitjes dinjitoze të kulturës dhe traditës sonë në «Eidgenösisches Älplerfest» në Pratteln BL në vitin 2022, Ansambli VATRA është gati që të thyejë akullin sërish por këtë herë në Winterthur në datat 28-30 Qershor 2024.

Ky moment është triumf për kulturën, traditën dhe identitetin shqiptar. Përmes veshjes së shumëllojshme të anëtarëve tanë, ushqimeve tradicionale, promovimin e produkteve vendore si dhe muzikën tonë të dashur me këngë e valle Ansambli VATRA do të prezentojë me krenari bukuritë e trojeve shqiptare!

Na priftë e mbara!

Adresa jonë në Steinberggasse 57 është vendi ku të gjithë jeni të ftuar të përjetoni bukurinë dhe sharmin e VATRËS sonë.

Ju presim me zemër të hapur! 🇦🇱🇽🇰🇨🇭

Pasi ka kaluar një periudhë të vështirë dhe pas një pauze të gjatë të organizimeve kulturore dhe gastronomike, Qyteti Opfikon rihapë përseri Food-Festival 2024! Pandemia e fundit dhe mungesa e hapsirave kanë ndaluar për një kohë të gjatë këtë Festival, por tani është gati të riniset me një entuziazëm të ri dhe një pasion të pa përshkruar.

Ansambli Vatra, me një histori të pasur dhe një pasion të thellë për traditat dhe kulturën tonë kombëtare, është ftuar të jetë pjesë e kësaj feste të madhe.

Ju ftojmë të bashkoheni me ne për të prezantuar ushqimet, veshjet dhe traditat tona që ndërthuren me të gjitha ngjyrat dhe shijet e botës.

Në këtë edicion të Food-Festival, do të kemi mundësinë të shijojmë një varietet të gjerë të ushqimeve të traditës sonë, nga mishi i pjekur me mjeshtëri deri te ëmbëlsirat tradicionale që sjellin kujtime të lashta. Po ashtu, do të ketë demonstrime të gatimit, muzikë, dhe shfaqje të ndryshme artistike që do të përcjellin energjinë dhe pasurinë e kulturës sonë.

Shpresojmë të krijojmë një hapësirë ku të gjithë mund të marrin pjesë, të ndajnë njohuritë dhe të festojnë kulturën tonë të pasur.

Festivali mbahet me 28. Shtatorë 2024 në Opfikerpark auf dem Basketball- und Kiesplatz im Glattpark

Ju presim me ngrohtësi dhe me shpresën për një festë të paharrueshme! 🇦🇱🇽🇰🇨🇭

Me datë 14 dhjetor 2024, Ansambli VATRA do të organizojë festën tradicionale të fundvitit, një ngjarje e veçantë e dedikuar ekskluzivisht për antarët, qoftë ata aktivë apo pasivë të Ansamblit Vatra. Gjithashtu, do jenë të ftuar të gjithë bashkëpunëtorët, veprimtarët, përkrahësit dhe sponsorët e Ansamblit VATRA.

Kjo festë do të mbahet për të shprehur falënderim dhe respekt ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar në suksesin dhe zhvillimin e Ansamblit. Të gjithë ata që do të pranojnë një ftesë me shkrim nga Kryesia e Ansamblit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në këtë ngjarje të vecantë.

Faleminderit për pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm në Ansamblin VATRA.

Koncert kushtuar Jubileut të 30 të Ansamblit VATRA 1994-2024.

Manifestimi mbahët më 29 Mars 2025 duke filluar nga ora 19:00 në

Stadthalle Bülach Allmendstrasse , 8180 Bülach.

Ju mirëpresim! 🇦🇱🇽🇰🇨🇭

Sponzorët tanë:

Përmes sponzorimit tuaj në Ansamblin VATRA, juve ju mundësohet lidhja e Biznesit tuaj me një audiencë të targetuar që është e përshtatshme për produktet dhe shërbimet tuaja duke krijuar kështu një rrjet të fuqishëm të klientëve të rinj dhe të besueshëm.

Ansambli VATRA u themelua në nëntor të vitit 1994 si një organ i veçantë brenda seksionit të kulturës të Klubit Kulturor Shqiptar «Vatra» në Bülach. Klubi Kulturor «Vatra» vetë u themelua vetëm një vit e gjysmë më parë, në prill të vitit 1993.

Qëllimi dhe synimi ynë ishte dhe është bashkimi i të gjithë aktivistëve nga të gjitha trojet shqiptare rreth VATRËS. Kemi për qëllim ruajtjen, kultivimin dhe prezantimin e vlerave të mirëfillta folklorike dhe tradicionale të kombit tonë shqiptar.

Ansambli VATRA në të gjithë këto vite ka organizuar dhjetëra, për të mos thënë qindra vetë-organizime kulturore, duke prezantuar kështu vlerat tona në koncerte, mini-festivale dhe festivale të ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë Zvicrës. Veçanërisht, kemi marrë pjesë me sukses në:

  • Festivale dhe karnevale të ndryshme në Zvicër.

  • Pjesëmarrje në filmin zvicërran që fitoi dy çmime ndërkombëtare «Një dimër i tërë pa zjarrë».

  • Pjesëmarrje në një komedi shqiptare në Zvicër me titullin «Amaneti».

  • Festivalin «Kontakt» në Lenzburg AG, Zvicër.

  • Pjesëmarrje në Festivalin «I këndojmë Lirisë» në Klinë, Kosovë në vitet 2003, 2004, 2005, 2006 dhe 2007.

  • Festivalin tradicional të Këngës dhe Vallës Shqiptare në Berlin në vitin 2006, ku Ansambli VATRA u nderua me vendin e parë nga 24 shoqëri pjesëmarrëse nga Europa.

  • Pjesëmarrje në Festivalin «Smotra» në Porec, Kroaci.

  • Festivalin më pretigjoz mbarëkombëtar të Gjirokastrës – FFK Gjirokastra 2009.

  • Organizimin e festës së Qytetit historik të Rheinfelden AG «Rheinfelder Stadtfest», në vitet 2019 dhe 2022

  • Eidgenösisches Älpler- und Schwingfest me mbi 500`000 vizitorë në Pratteln/Basel, Zvicër në vitin 2022.

  • «Fest der Nationen» në Zug, Zvicër në 2023.

Disa nga vallet që Ansambli VATRA ka prezantuar me dashuri të veçantë gjatë këtyre viteve janë:
  • Vallja e Rugovës

  • Vallja e Shotës

  • Vallja e Drenicës

  • Vallja e Shqipeve

  • Vallja e Tropojës

  • Vallja e Pavarsisë

  • Koreodrama «Brezi»

  • Koreodrama «Komandant» kushtuar Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Legjendarëve si Adem Jashari dhe Agim Ramadani.

  • Kollazh vallesh nga trevat mbarëkombëtare.

Ensemble Vatra

Ansambli "VATRA"

Klubi Kulturor Shqiptar «Vatra» në Bülach, është themeluar në Prill të vitit 1993. Si organ i veçantë ishte planifikuar të formohej seksioni i kulturës, me grup këngëtaresh e valltarësh.

 

Për më shumë na ndiqni ne rrjetet sociale: