AGJENDA

Koncertet e radhës…

Koncert kushtuar 16 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës.

Manifestimi mbahët me datë 17 Shkurt 2024 duke filluar nga ora 19:00 në 

Ref. Kirchgemeindesaal Bülach, Grampenweg 5, 8180 Bülach.

Ju mirëpresim!

Koncert kushtuar Jubileut të 30 të Ansamblit VATRA 1994-2024.

Manifestimi mbahët më .. Tetorë 2024 duke filluar nga ora 19:00 në

8180 Bülach.

Ju mirëpresim!

Me datë 14 dhjetor 2024, Ansambli VATRA do të organizojë festën tradicionale të fundvitit, një ngjarje e veçantë e dedikuar ekskluzivisht për antarët, qoftë ata aktivë apo pasivë të Ansamblit Vatra. Gjithashtu, do jenë të ftuar të gjithë bashkëpunëtorët, veprimtarët, përkrahësit dhe sponsorët e Ansamblit VATRA.

Kjo festë do të mbahet për të shprehur falënderim dhe respekt ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar në suksesin dhe zhvillimin e Ansamblit. Të gjithë ata që do të pranojnë një ftesë me shkrim nga Kryesia e Ansamblit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në këtë ngjarje të vecantë.

Faleminderit për pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm në Ansamblin VATRA.

Ansambli VATRA u themelua në nëntor të vitit 1994 si një organ i veçantë brenda seksionit të kulturës të Klubit Kulturor Shqiptar «Vatra» në Bülach. Klubi Kulturor «Vatra» vetë u themelua vetëm një vit e gjysmë më parë, në prill të vitit 1993.

Qëllimi dhe synimi ynë ishte dhe është bashkimi i të gjithë aktivistëve nga të gjitha trojet shqiptare rreth VATRËS. Kemi për qëllim ruajtjen, kultivimin dhe prezantimin e vlerave të mirëfillta folklorike dhe tradicionale të kombit tonë shqiptar.

Ansambli VATRA në të gjithë këto vite ka organizuar dhjetëra, për të mos thënë qindra vetë-organizime kulturore, duke prezantuar kështu vlerat tona në koncerte, mini-festivale dhe festivale të ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë Zvicrës. Veçanërisht, kemi marrë pjesë me sukses në:

  • Festivale dhe karnevale të ndryshme në Zvicër.

  • Pjesëmarrje në filmin zvicërran që fitoi dy çmime ndërkombëtare «Një dimër i tërë pa zjarrë».

  • Pjesëmarrje në një komedi shqiptare në Zvicër me titullin «Amaneti».

  • Festivalin «Kontakt» në Lenzburg AG, Zvicër.

  • Pjesëmarrje në Festivalin «I këndojmë Lirisë» në Klinë, Kosovë në vitet 2003, 2004, 2005, 2006 dhe 2007.

  • Festivalin tradicional të Këngës dhe Vallës Shqiptare në Berlin në vitin 2006, ku Ansambli VATRA u nderua me vendin e parë nga 24 shoqëri pjesëmarrëse nga Europa.

  • Pjesëmarrje në Festivalin «Smotra» në Porec, Kroaci.

  • Festivalin më pretigjoz mbarëkombëtar të Gjirokastrës – FFK Gjirokastra 2009.

  • Organizimin e festës së Qytetit historik të Rheinfelden AG «Rheinfelder Stadtfest», në vitet 2019 dhe 2022

  • Eidgenösisches Älpler- und Schwingfest me mbi 500`000 vizitorë në Pratteln/Basel, Zvicër në vitin 2022.

  • «Fest der Nationen» në Zug, Zvicër në 2023.

Disa nga vallet që Ansambli VATRA ka prezantuar me dashuri të veçantë gjatë këtyre viteve janë:
  • Vallja e Rugovës

  • Vallja e Shotës

  • Vallja e Drenicës

  • Vallja e Shqipeve

  • Vallja e Tropojës

  • Vallja e Pavarsisë

  • Koreodrama «Brezi»

  • Koreodrama «Komandant» kushtuar Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Legjendarëve si Adem Jashari dhe Agim Ramadani.

  • Kollazh vallesh nga trevat mbarëkombëtare.

Ansambli / Ensemble VATRA

Ansambli Vatra

Klubi Kulturor Shqiptar «Vatra» në Bülach, është themeluar në Prill të vitit 1993. Si organ i veçantë ishte planifikuar të formohej seksioni i kulturës, me grup këngëtaresh e valltarësh.

 

Për më shumë na ndiqni ne rrjetet sociale: