Historiku

Historik i shkurtër i ansamblit «VATRA»

Klubi Kulturor Shqiptar «Vatra» në Bülach, është themeluar në Prill të vitit 1993. Udhëhequr për vite nga Aktivisti zot. Hysen Berisha(Kryetar), me një kryesi prej 15 vetash. Si organ i vecant ishte planifikuar të formohej seksioni i këngëve dhe valleve. Në harmoni me nenin 1,2,5 dhe 9 të Statutit të Klubit, Ansambli «Vatra» filloj funksionimin e saj në Nëntor të vitit 1994. me grup këngëtaresh e valltarësh, aktiv deri në ditët e sotme. Qellimi dhe synimi ynë ishte dhe është, bashkimi i të gjithë aktivistëve nga të gjitha trojët Shqiptare rreth VATRËS. Ruajtja, Kultivimi dhe prezentimi i vlerave të mirëfillta Folklorike e Tradicionale të Kombit tonë Shqiptar. Sensibilizimi i veshjeve Popullore, veglave muzikore, riteve dhe traditës së lashtë Shqiptare. Ansambli “VATRA” duke numëruar me qindra aktiviste që kaluan nëpër të. Analizuar ushtrimet dhe ato qindra paraqitje voluminose nëpër vite. Ja doli falë angazhimit serioz nga prijësit vullnetarë, udhëheqësit artistik si: Nexhmedin Isufi, Arsim Berisha, Rexhep Dreshaj, Fatmire Kajtazi, Lulzim Krasniqi e një staf i gjërë Kontribuesish, bënë që padyshim «VATRA» vazhdon të mbetet institucion i rëndësishëm Kulturor.

 

Sukseset:
Ansambli Vatra duke justifikuar punën shumëvjeqare e të dendur me aktivitete për këtë periudhë. padyshim që pati suksese.
Sensibilizimi i kulturës sonë folklorike e tradicionale me dhjetra të mos themi me qindra vetë-organizime kulturore dhe sportive, me qindra prezentime në koncerte, mini festivale dhe festivale të ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë Zvicrës.

Vecojmë disa:

  • Festivale dhe karnevale të ndryshme në Zvicër.

  • Pjesëmarrje në filmin zvicërran që fitoi dy çmime ndërkombëtare «Një dimër i tërë pa zjarrë».

  • Pjesëmarrje në një komedi shqiptare në Zvicër me titullin «Amaneti».

  • Festivalin «Kontakt» në Lenzburg AG, Zvicër.

  • Pjesëmarrje në Festivalin «I këndojmë Lirisë» në Klinë, Kosovë në vitet 2003, 2004, 2005, 2006 dhe 2007.

  • Festivalin tradicional të Këngës dhe Vallës Shqiptare në Berlin në vitin 2006, ku Ansambli VATRA u nderua me vendin e parë nga 24 shoqëri pjesëmarrëse nga Europa.

  • Pjesëmarrje në Festivalin «Smotra» në Porec, Kroaci.

  • Festivalin më pretigjoz mbarëkombëtar të Gjirokastrës – FFK Gjirokastra 2009.

  • Organizimin e festës së Qytetit historik të Rheinfelden AG «Rheinfelder Stadtfest», në vitet 2019 dhe 2022

  • Eidgenösisches Älpler- und Schwingfest me mbi 500`000 vizitorë në Pratteln/Basel, Zvicër në vitin 2022.

  • «Fest der Nationen» në Zug, Zvicër në 2023.

Disa nga vallet që Ansambli VATRA ka prezantuar me dashuri të veçantë gjatë këtyre viteve janë:

  • Vallja e Rugovës

  • Vallja e Shotës

  • Vallja e Drenicës

  • Vallja e Shqipeve

  • Vallja e Bilbilit
  • Valle Burrash
  • Kollazh vallesh nga Kosova dhe veriu Shqiperisë
  • Vallja e Tropojës

  • Vallja e Pavarsisë

  • Koreodrama «Brezi»

  • Koreodrama «Komandant» kushtuar Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Legjendarëve si Adem Jashari dhe Agim Ramadani.

Ansambli Vatra

Klubi Kulturor Shqiptar «Vatra» në Bülach, është themeluar në Prill të vitit 1993 si organ i vecant ishte planifikuar të formohej seksioni i këngëve dhe valleve, me grup këngëtaresh e valltarësh.

Na ndiqni ne rrjetet sociale:

Copyright © 2024 Vatra